“LDK s’ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë”

“LDK s’ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë”

Iniciativa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mbajtjen e tryezës me partitë politike për temat kombëtare, ku një ndër pikat është edhe caktimi i një date për zgjedhje të reja, po quhet joserioze nga pozita.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se AAK-ja nuk do të jetë pjesë e kësaj konference meqë paraprakisht është dashur përgatitje më e mirë dhe koordinim më i madh.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka deklaruar se LDK-ja me këtë parapërgatitje e ka dëmtuar procesin e arritjes së një lloj konsensusi.

Sipas tij, arritja e konsensusit për tema kombëtare është i nevojshëm, por jo në këtë formë.

Sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuçi ka thënë se ato do të mbahen në vitin 2021. Ai ka vlerësuar se LDK-ja është e pafuqishme për ta rrëzuar Qeverinë.