LDK: Pse Haradinaj nuk guxon ta shkarkojë Rikallon

LDK: Pse Haradinaj nuk guxon ta shkarkojë Rikallon

LDK ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur edhe për dështimin e mocionit për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“Mocioni për shkarkimin Ministrit Rikallo nuk u mbështet nga deputetët e pozitës dhe kjo tregon qartë varësinë e plotë të funksionimit të Qeverisë Haradinaj nga grupi politik prej nga vjen Minsitri Rikallo”, thuhet në konferencë.

Sipas tyre, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë edhe një here se vendimet për shkarkime të ministrave serb merren tjetër kund.

“Ato vendime nuk merren në Prishtinë dhe jo nga ai. Unë jam i sigurt se kryeministri do të donte ta shkarkonte, por është i pafuqishëm”, ka thënë Avdullah Hoti, në konferencë për media.

“Kryeministrit Haradinaj që është i detyruar të mbajë një Ministër në kabinetin e tij, i cili është i akuzuar për torturë e dhunë ndaj qytetarëve të lagjes Dardania në Prishtinë”.

“Me këtë mosgatishmëri të tij, me refuzimin që i bënë mocionit, deputetët e koalicionit qeverisës dhe kryeministri Haradinaj kanë fyer të gjithë qytetarët që, nëse vërtetohen akuzat, kanë qenë të keqtrajtuar nga Ministri Rikallo”, ka shtuar ai.