LDK pretendon se shkon në balotazh në Vushtrri, rezultatet e demantojnë

LDK pretendon se shkon në balotazh në Vushtrri, rezultatet e demantojnë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tha në një konferencë për shtyp se i ka fituar pesë komuna pa balotazh në zgjedhjet lokale.

Madje, anëtari i kësaj partie Lumir Abdixhiku deklaroi se LDK-ja do të shkojë në balotazh në dhjetë komuna të tjera, raporton Insajderi.

“Do të shkojmë në balotazh në Vushtrri”, tha Abdixhiku.

Por, rezultatet preliminare nga 93 për qind të votave të numëruara nga organizata Demokracia në Veprim tregojnë se në LDK-ja nuk do të shkojë në balotazh në Vushtrri.

Sipas rezultateve preliminare të DnV, në Vushtrri do të shkojnë në balotazh PDK-ja dhe Vetëvendosja.