LDK pret që qeveria Haradinaj të rrëzohet vet

LDK pret që qeveria Haradinaj të rrëzohet vet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e Isa Mustafës pati paralajmëruar angazhim për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Në fillim të muajit nëntor, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti pati deklaruar se do të inicionin mocion për rrëzimin e saj.

Ndërsa dje gjatë ditës, Hoti zbuti deklaratën. Tha se është çështje ditësh se kur Qeveria do ta rrëzojë vetveten. I përmendi festat e fundvitit si afatin kur do të dihet fati i saj.

Por, kur u pyet për nisjen e mocionit, Hoti nuk ka deklaruar nëse kanë përkrahjen edhe të Vetëvendosjes.

Sipas LDK-së, kjo qeveri vendim është duke i marrë në koordinim të plotë me Listën Serbe që sipas tyre është e dirigjuar nga Beogradi.