Grupi Parlamentar i LDK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

"Me dhembje të thellë mor�" />

LDK: Paçaku ishte shembull në Kuvendin e Kosovës

LDK: Paçaku ishte shembull në Kuvendin e Kosovës

Grupi Parlamentar i LDK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut. Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së.

“Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, përfundon ky telegram.

Ish-deputeti rom i Kuvendit të Kosovës, për disa mandate, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.