“LDK nuk është as e para, as e dyta në Gjilan” – Veseli “thumbon” Hazirin

“LDK nuk është as e para, as e dyta në Gjilan” – Veseli “thumbon” Hazirin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, është takuar me strukturat e partisë së tij në Gjilan.

Ai nga atje ka thënë se “PDK ka guximin dhe vizionin për të fituar”.

“PDK edhe në Gjilan shpejt do ta rikthej motivin dhe entuziazmin, si parti e fuqishme e që është interes i qytetarëve të Gjilanit, sepse këtij qyteti i duhet shtysë për zhvillim”, ka thënë Veseli, shkruan Klan Kosova.

Duke folur për qeverisjen aktuale në Gjilan, kryetari Veseli ka potencuar se “Luta, miku im mund të hidhërohet por, LDK nuk është as partia e parë e as e dyta në Gjilan”.

“Prioritete të qeverisjes së PDK-së përherë kanë qenë proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke konsideruar si shumë të rëndësishëm edhe transformimin e FSK-së në Ushtri”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com