LDK: Nuk e kemi pritur një dështim kaq të madh të VV-së në Prishtinë

LDK: Nuk e kemi pritur një dështim kaq të madh të VV-së në Prishtinë

Ish-asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, ka kritikuar qeverisjen në kryeqytet, duke hedhur akuza ndaj kryetarit Shpend Ahmeti dhe tashmë ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut.

Në një komunikatë për media, Shala thotë se edhe pse janë kundërshtarë politikë, nuk ka pritur asnjë herë se dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë të ishte kaq i madh.

“Dështimet e askujt nuk i mbulon as justifikon asnjë gjë, as dështimet për 4 vjet të VV në Prishtinë. Udhëheqja e Prishtinës ka pasur dhe ka një mal dështimesh në qeverisje, për të cilat kam folur, debatuar e shkruar për to për gati 4 vjet”.

“Të gjitha kanë ndodhur nga keqadministrimi i resurseve, deri te planifikimi e keqmenaxhimi i buxhetit. Përgjegjës janë dy njerëz, kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës, punën e të cilëve e kam përcjellë në vazhdimësi, për gati 4 vjet të udhëheqjes së tyre. Edhe pse jemi kundërshtarë politikë, nuk kam pritur asnjë herë se dështimi i tyre mund të jetë kaq i madh”, thuhet në komunikatë.