Një poster i kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashit, i vendosur në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit ka vënë në pah se Dega e LDK-së në Prishtinë ka shpërfillur urdhrin e kryetarit Isa Mustafa dhe Kryesisë së LDK-së.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të respektojë në maksimum pronat publike.
Madje, kryetari i LDK-së kumtoi lajmin se LDK kishte hequr dorë nga posterët në zgjedhje lokale, më datë 25 shtator.
E urdhrin e Isa Mustafës nuk e ka respektuar as ish-ministri dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, një poster i të cilit është parë i vendosur sot në Prishtinë. /Insajderi.com