LDK-ja në Gjilan: Masoviteti i tryezës sonë me gratë afariste, ia dështoi  tubimin  Vetëvendosjes

LDK-ja në Gjilan: Masoviteti i tryezës sonë me gratë afariste, ia dështoi  tubimin  Vetëvendosjes

Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka mbajtur sot një tryezë madhështore me mbi 150 gra afariste në këtë qytet.

Madje LDK-ja thotë se masiviteti i tubimit të saj ia dështoi manifestimin e Lëvizjes Vetëvendosje që ishte paraparë të mbahej në një restorant në Gjilan.

Në këtë tubin, kryetarja e FG të LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se kjo është dëshmia më e mirë se gratë afariste, por edhe të gjithë gjilanasit i janë bashkangjitur vizionit të Lutfi Hazirit për zhvillim të Gjilanit dhe për fuqizimin e gruas në biznes dhe në vendimmarrje.

Igballe Hajdari, kryetare e organizatës “Gruaja Hyjnore”, e cila udhëheq edhe një biznes të rrobaqepësisë, ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për mbështetjen me anë të granteve, në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar të Komisionit Evropian, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Falë atij granti, biznesi im funksionon më suksesshëm”, tha ajo.

Lumnije Rulani, nënë vetëushqyese dhe rrobaqepëse, ka deklaruar se, përveç që ka përfituar një makinë qepëse nga Komuna, sivjet i është ndërtuar edhe shtëpia e re.

Në fund, Valentina Bunjaku Rexhepi theksoi se shifrat e hapjes së bizneseve në Gjilan, veçanërisht nga gratë, janë impresive gjatë mandatit të kryetarit Lutfi Haziri, ndërkaq ka thënë se për t’ua lehtësuar edhe më shumë punën, Kuvendi Komunal gjatë këtij viti ka aprovuar strategjinë e të bërit biznes./Insajderi.com