LDK i hakmerret presidentit Thaçi

LDK i hakmerret presidentit Thaçi

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar platformën për dialog të paraqitur nga Qeveria në Kuvend, duke e quajtur atë si joserioze.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvend ka thënë se nuk do ta votojë platformën në fjalë.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”, vazhdon njoftimi.

“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet më tej aty./Insajderi.com