LDK e para në sallë për Demarkacionin

LDK e para në sallë për Demarkacionin

Në seancën e sotme për Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi të parët që kanë arritur në sallë janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK).

Shefi i GP të LDK Avdullah Hoti dje ka thënë se LDK i ka 27 votat për, por deputeti i kësaj partie Ramiz Kelmendi sot ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë në seancë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në prag të fillimit të seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është shprehur i sigurt se i kanë 80 votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje, raporton Insajderi.