LDK e kënaqur me ecurinë e procesit zgjedhor

LDK e kënaqur me ecurinë e procesit zgjedhor

Lumir Abdixhiku nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së, ka deklaruar se janë duke e përcjell me kujdes procesin zgjedhor dhe deri më tani janë të kënaqur me mbarëvajtjen e tij.

“Kosova po tregon një kulturë të lartë në këto zgjedhje”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtë për të vendosur çka i pret për katër vitet e ardhshme.

“Ne i bëjmë thirrje qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë për të vendosur çka na pret për katër vitet e ardhshme. Jemi të kënaqur edhe me prokurorinë . Ne po mbajmë kontakt me KQZ dhe çdo shkelje do ta raportojmë atje. Të gjithë kandidatët tanë kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit”, tha Abdixhiku.