LDK e Gjilanit blindohet me Lidhjen për gjilanasit, e duan Lutën pa balotazh

LDK e Gjilanit blindohet me Lidhjen për gjilanasit, e duan Lutën pa balotazh

Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka falënderuar qytetarët që në mënyrë masive morën pjesë në tubimin madhështor në përkrahje të Lutfi Hazirit dhe Listës për asamble komunale.

Shtabi konstaton se në tubim kanë marrë pjesë mbi 8 mijë njerëz, ndërkaq iu ka kërkuar falje qindra simpatizantëve që kanë mbetur jashtë dhe janë detyruar që të kthehen në shtëpitë e tyre për ta percjellë transmetimin e drejtpërdrejt përmes televizioneve.

Shtabi i LDK’së vlerëson se me këtë mbështetje partiake e qytetare, LDK e Gjilanit blindohet me Lidhjen për Gjilanasit dhe e duan Lutën pa balotazh.