LDK dyshon se mund të “kontrabandohet” ndonjë deputet

LDK dyshon se mund të “kontrabandohet” ndonjë deputet

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati ka thënë sot se dyshon që mund të “kontrabandohet ndonjë deputet për t’u formuar qeveria e re.

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se situata në të cilën ka ardhur Kosova është e re dhe duhet të tregohet që Kosova ka një pjekuri politike për t’i tejkaluar këto sfida.

“Tani jemi në pritje se a do të ndodh ndonjë kontrabandim i ndonjë deputeti për të plotësuar ndonjë numër minimal, që kishte me qenë e pa preferuar. Dhe, tani kanë mbetur dy mundësi, ose të bëhet një Qeveri e marrëveshjes me përbërje të gjerë ose të shkohet në zgjedhje. E para nuk jep shpresë për një qeverisje të gjatë, jo më tepër se një vjet, dhe e dyta përsëritja e zgjedhjeve që sapo i patëm”, tha Ferati. /Insajderi.com