LDK distancohet nga deklaratat e Arben Gashit për “njohjen e figurës së Rugovës”

LDK distancohet nga deklaratat e Arben Gashit për “njohjen e figurës së Rugovës”

Lidhja Demokratike e Kosovës është distancuar nga deklarata e anëtarit të saj të partisë, Arben Gashi,i cili mbrëmë në emisionin Rubikon në KTV, kishte thënë se kushti i parë për Vetëvendosjen është njohja e figurës së ish-presidentit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Gashi kishte deklaruar se fillimisht se Vetëvendosja duhet të njohë figurën e LDK-së, Ibrahim Rugovën e pastaj të flasin për koalicion.

“Vetëvendosja duhet të njohë figurën qendrore të LDK-së, e cila është ish presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova”, kishte deklaruar Gashi.

Ai  kishte thënë si njashtu si LDK e njeh figurën e Albin Kurtit, njashtu duhet dhe Vetëvendosja që ta njehë Rugovën, pasi LDK e ka vendosur presidentin e ndjerë si figurë qendrore të partisë.

“Pasi ta njohin Rugovën, atëherë mund të flasim për koalicion të mundshëm dhe për parime”, kishte deklaruar Gashi.

I kontaktuar nga Insajderi, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se i vetmi vendim zyrtar nga LDK është mos futja në koalicion me PDK-në në asnjë rrethanë.

Sipas tij, çështja e njohjes së figurës së Ibrahim Rugovës nuk është dhe nuk do të jetë  në tavolinën e bisedimeve me partitë politike e në këtë rast as me Lëvizjen Vetëvendojse.

“Çka flet Arben Gashi është çështje individuale por unë mund të flasë në emër të partisë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së për Insajderin.