LAA dhe VV për " />

LDK dhe VV refuzuan takimin, por Haradinaj thotë se ka pasur takime me ta

LDK dhe VV refuzuan takimin, por Haradinaj thotë se ka pasur takime me ta

Mandatari i koalicionit PAN për kryetar të Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj edhe pse u refuzua nga LAA dhe VV për një takim, Haradinaj thotë se ka filluar konsultat me deputetë të zgjedhur të partive politike dhe zyrtarë të tjerë për formimin e institucioneve të reja.

“Kam pasur takime me LAA-në në këtë rast unë po e quaj me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe partnerët, kam pasur kontakte dhe komunikim edhe me Vetëvendosjen, pra me deputetë të zgjedhur, me njerëz të tyre dhe njëkohësisht kam pasur takime e konsulta me komunitetet në këtë rast serbët e Kosovës, ata në Listën Serbe dhe njëkohësisht edhe komunitetet jo serbe”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Por a janë komunitetet jo shumicë të gatshme për t’i dhënë votën qeverisë së koalicionit PAN?

“Po, po. E kanë një qëndrim parimor që partisë shqiptare që fiton ia japin votën por kanë kërkesat e tyre. Nesër i kam takimet finalizuese kur edhe do të konfirmohet marrëveshja me ta”, tha Haradinaj./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi:

“EL CHAPO” KOSOVAR QË ARRITI TË PËRFITOJË MBI 1 MILION EURO NGA TENDERËT PUBLIKË (I)

Historia e "El Chapo's" nga kosovar

#Insajderi dhe Democracy Plus sjellin hulumtimin "El Chapo" kosovar që përfitoi mbi 1 milionë euro derisa ishte në burg. https://goo.gl/oErCQv

Posted by Insajderi on Monday, 10 July 2017