LDK dhe VV braktisin mbledhjen për shkak të Xhavit Halitit

LDK dhe VV braktisin mbledhjen për shkak të Xhavit Halitit

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asoocim, Kosovë – BE, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje e kanë lëshuar mbledhjen e këtij komisioni pasi që nuk janë pajtuar me emërimin e Xhavit Halitit si kryesues i këtij takim dhe me mospajtimin e tyre që ta shtyjnë datën e takimit.

Takimi në Strasburg është paraparë që të mbahet më 16 dhe 17 nëntor në Strasburg.

Anëtarët e LDK-së dhe VV-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në takimin e  Strasburgut ndërsa Komisioni ka vazhduar mbledhjen pa opozitën duke i caktuar temat që do të diskutohen në Strasburg.

Anëtarja e këtij Komisioni, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu , ka treguar arsyen pse e kanë lëshuar mbledhjen e sotme duke thënë se janë të papranueshme sjellja e pozitës në raport me anëtarët e opozitës dhe refuzimin e kërkesave të tyre.

“Ne si opozitë kishim dy kërkesa. E para që të vendos Kryesia e Kuvendit për përbërjen dhe kryesimin e Komisionit për MSA-së. Dhe po ashtu që vizita e planifikuar me datë 16-17-të të shtyhet pas zgjedhjeve. Të dyja këto u refuzuan nga kryesuesi i vet caktuar Xhavit Haliti, i cili  në mënyra arbitrare po vepron karshi punëve që i kemi si Komision për MSA. Për neve është e pa pranueshëm shkelja e rregullores se Kuvendit. Për shkak se këta njerëz po vazhdojnë me të vjetrën”, tha Haxhiu.