Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashin.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Agim Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Asamblenë e Prishtinës.
“Kryesia e LDK-së ka votuar sot dhe Arban Abrashi është nominuar kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës”, ka thënë Gashi.
Abrashi është ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në largim.
Ai do të jetë në garë me kryetarin aktual Shpend Ahmeti nga VV dhe Arbër Vllahiun të kandiduar nga AAK-ja.
PDK ende nuk ka njoftuar për emrin me të cilin synon ta marrë Prishtinë.