LDK cakton kandidatët për kryetarë në tetë komuna

LDK cakton kandidatët për kryetarë në tetë komuna

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme  ka diskutuar propozimet e degëve për kryetar të komunave me ç’rast janë caktuar edhe emrat për kryetar të komunave, njofton Klan Kosova.

“Mitrovicë do të jetë Safet Kamberi, në Vushtrii do të jetë Xhafer Tahiri, në Obiliq, Mehmet Krasniqi, Kaçanik Shkelqim Jakupi, Hani i Elezit, Hyrije Isufi, Rahovec Ibrahim Kryeziu, Malishevë, Sami Kafegjolli, Klinë, Besim Hoti”, ka bërë me dije Veliu.

Ndërsa për Prishtinën dhe Prizrenin, Veliu ka thënë se vendimi do të merret nesër