LDK apo VV do të merr mbështetjen e PDK-së në Gjilan

LDK apo VV do të merr mbështetjen e PDK-së në Gjilan

Në takim me nëndegët e PDK-së, kryetari e degës, Zenun Pajaziti, i falënderoi kryetarët e nëndegëve për angazhimin e tyre të sinqertë në fushatën zgjedhore, pavarësisht se kandidati kësaj parti nuk arriti as të futet në balotazh.

Pajaziti, duke fol për rezultatin e njoftoi forumin e nëndegëve edhe lidhur me situatën paszgjedhore, me ç’rast, ai theksoi se PDK në Gjilan, akoma nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me përcaktimin e degës për balotazhin e dy subjekteve tjera politike (LDK dhe LVV).

“Pavarësisht spekulimeve eventuale, dega e PDK-së në Gjilan, vazhdon të mbetet subjekt serioz dhe i përgjegjshëm, duke i qëndruar besnik programit dhe platformës së saj politike, në cilindo opcion të mundshëm. Ndërkaq, në relacion me aktivistët tonë të devotshëm dhe elektoratin në përgjithësi, ne do të jemi korrekt dhe transparent për çfarëdo qëndrimi politik që marrim, në këtë drejtim, gjithmonë duke pasur parasysh interesin e PDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit, në përgjithësi”, theksoi me këtë rast,  Pajaziti.