Dështon mbledhja urgjente e LDK-së

08.11.2017 14:26
Dështon mbledhja urgjente e LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka anuluar mbledhjen urgjente për të cilën kishin njoftuar se ishte duke u mbajtur.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se “nuk është duke u mbajtur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe çdo lajm për këtë ngjarje është i pa vërtetë”, raporton Insajderi.

Kjo mbledhje ishte raportuar se do të mbaj pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 19 nëntor.

Më 19 nëntor kandidati aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti do të përballet me Arban Abrashin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK). /Insajderi.com