Lazio kërkon Mavrajn...

21.01.2016 15:12

Lazio kërkon Mavrajn, agjenti mohon largimin nga Koln

21.01.2016 15:07
Lazio kërkon Mavrajn, agjenti mohon largimin nga Koln

Lazio është hedhur në sulm për mbrojtësin shqiptar, Mergim Mavraj, konfirmon një burim i afërt me klubin lazial, raporton Insajderi.

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, prej kohësh është lidhur me një kalim të mundshëm në Romë. Aktualisht, klubi po punon për largimin e mbrojtësit argjentinas Gentiletti dhe vetëm në këtë rast Lazio do të tentonte afrimin e 29-vjeçarit shqiptar për të plotësuar kontigjentin e skuadrës.

Por nga ana tjetër, agjenti i Mavrajt ne një prononcim për sajtin “Lalaziosiamonoi.it”, mohoj mundësinë e një largimi të klientit të tij ne këtë afat kalimtar.

“Nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk ka bisedime. Dikush më ka pyetur për Mavrajn, por nuk ka mundësi. Këlni nuk e ka ndërmend ta shesë atë”, ka thënë agjenti Klaus Berge.

Mavraj nuk është duke kaluar një periudhë të mirë tek skuadra e Koln, pasi këtë edicion ka zhvilluar vetëm një ndeshje në bundesligë.