Lazio i jep mësim të mirë Milanit, Immobile shënon hetrik

Lazio i jep mësim të mirë Milanit, Immobile shënon hetrik

Lazio e ka deklasuar AC Milanin, duke e mposhtur me rezultat bindës prej 4-1, të dielën në kuadër të javës së tretë të Serisë A.

Lazio dhe Milan ishte një nga sfidat kryesor të kësaj fundjave në futbollin italian, ndeshje kjo që u mbyll me fitoren e ‘lacialëve’.

C. Immobile, ishte hero i fitores së Lazios, duke shënuar het-trik në minutën e 38-të, 42-të dhe 48-të, kurse, golin e katërt për nikoqirët e realizo Alberto në minutën e 50-të, derisa golin e vetëm për ‘Rossonerët’ e shënoi Montolivo në minutën e 56-të.