Lazio interesohet për Liridon Latifin

Lazio interesohet për Liridon Latifin

Liridon Latifi, mesfushori kosovar i Skënderbeut, pritet të transferohet te Lazio gjatë verës

Sipas Corriere Dello Sport skuadra e Lazios ka shfaqur interesim për mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifin.

Madje, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare kishte udhëtuar në Palermo për të parë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë me qëllim që ta vëzhgoj ish anëtarin e Prishtinës.

Kurse, as presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takajn nuk e ka mohuar që në drejtim të Latifit ka interesim nga Lacio.

Por, ai  ka sqaruar gjithashtu se veç klubit italian, janë edhe disa ekipe të tjera të mëdha evropiane që janë vënë në ndjekje të talentit të korçarëve.

“Po, mund të konfirmoj se ka pasur interesim nga ana e Lazio për shërbimet e Liridon Latifit. Nuk mund të them nëse ka ofertë zyrtare, por mund të pranoj që interesimi ka qenë i madh për këtë lojtar” ka deklaruar Takaj për Panorama Sport.

“Por, jo vetëm prej Lacios. Përveç klubit italian, janë edhe shumë të tjera që janë të interesuara për futbollistin tonë”, ka theksuar Takaj