Lavdërim dhe hyjnëzim – kronika 3-minutëshe e RTK-së për ditëlindjen e 50 të Hashim Thaçit

Lavdërim dhe hyjnëzim – kronika 3-minutëshe e RTK-së për ditëlindjen e 50 të Hashim Thaçit

Pothuajse tre minuta të edicionit qëndror të lajmeve të Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK) të martën e 24 prillit i janë kushtuar ditëlindjes së 50 të presidentit Hashim Thaçi.

Mes lartësimit e hyjnëzimit të figurës së tij, në tre minutat e stories kushtruar Thaçit, RTK e ka paraqitur presidentin aktual si njeriun që e ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe që ka arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Hashim Thaçi njihet si njeriu që e shpalli pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, thuhet në kronikën e Televizionit Publik.

Në këtë kronikë të RTK-së është përmendur gjërësisht biografia e Thaçit, të cilën transmetuesi publik është munduar ta paraqesë si shumë të suksesshme.

Mirëpo, RTK, asnjëherë më parë nuk ka përgatitur storie për ditëlindje të personazheve politike. /Insajderi.com