Latifi thotë se njerëzit e PDK-së ia rritën votat Vetëvendosjes

Latifi thotë se njerëzit e PDK-së ia rritën votat Vetëvendosjes

Profesori i filozofisë Blerim Latifi një njeri i afërm i dy liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe tash Kadri Veselit ka shkruar një letër dedikuar studentëve të tij, dhe mes të tjerash ka komentuar edhe rritjen e PDK-së.

Ai ka komentuar fillimisht evolucionin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Rezultati i 11 qershorit ndoshta mund të ndikoj në domestifikimin e tyre. Vendosja e kravatave, këtij simboli borgjez, dhe vrapimi pas fotografive me ambasadorë të huaj janë një shenjë optimiste në këtë drejtim”, ka shkruar Latifi në Gazetën Express.

Më pas ka shkruar se VV nuk i ka rritur votat për shkak se ka rritur besimin tek qytetarët.

“Së dyti, rezultati i Vetëvendosjes me 11 qershor nuk është fryt i aleancës me qytetarët. Jo! Aleati i Vetëvendosjes në këto zgjedhje ka qenë një grup i vogël individësh brenda Partisë Demokratike të Kosovës që me abuzimet e tyre në qeverisje  e kanë dëmtuar besimin e madh te qytetarëve tek kjo parti”, ka shkruar Latifi./Insajderi.com