Latifi merr mbështetje nga Haradinaj për trajtimin e ujërave të zeza në Rahovec

Latifi merr mbështetje nga Haradinaj për trajtimin e ujërave të zeza në Rahovec

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka prezantuar sot prioritetin e tij të dytë nga pesë prioritetet e tij, për të cilat ka marrë mbështetjen nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Me kënaqësi ua prezantoj prioritetin e dytë nga pesë prioritetet e programit tonë për të cilat kemi zotimin e qeverisë Haradinaj për realizimin e tyre”.

“Ky projekt është “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në pikën më të ulët në Komunën e Rahovecit. Me anë të këtij projekti, komuna jonë, sidomos zonat më kritike, nuk do të kenë më problem me ujërat e zeza, ku do të largohet edhe problemi i kundërmimit dhe erërave të këqija”, thuhet në njoftimin e Latifit.