Artikull i sponsorizuar

Latifi kërkon besimin e Rahovecit duke u zotuar se programi i tij do përmbushët

Latifi kërkon besimin e Rahovecit duke u zotuar se programi i tij do përmbushët

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komunë që të dielën të dalin për ta hedhur votën në kutitë e votimit.

Ai më tej ka thënë se 30 ditët e fundit sa ishte fushata zgjedhore kanë qenë ditët më të bukura të tij.

“Këto 30 ditë të fushatës kanë qenë ndër më të bukurat e jetës sime! Është e vërtetë se unë ka katër vjet që po shihem çdo ditë me ju, por mobilizimi dhe entuziazmi që kam parë në fytyrat e juaja në këto 30 ditë, ka qenë diçka që nuk e kam përjetuar më parë”.

“Në çdo odë, shtëpi, klasë, lagje e sallë që jemi takuar, kam parë masë të njerëzve përtej pritshmërive të mia. Ju, qytetarë të Rahovecit, ma vërtetuat se e doni ndryshimin, e doni punën dhe ndershmërinë. Andaj ju bëj thirrje, që këtë të diel, të dilni të gjithë në zgjedhje. Të bëhemi shembull për pjesëmarrje e për demokraci të treguar për gjithë Kosovën dhe jo vetëm”, ka thënë Latifi.

Latifi më tej ka kërkuar votën e qytetarëve duke u zotuar se programi i tij do të përmbushët pikë për pikë.

“Ma besoni votën tuaj dhe bashkë, ju zotohem se programin në formë kontrate që ua kam ofruar në këto zgjedhje, do e përmbushim pikë për pikë me ekipin tim”, ka thënë Latifi.