Latifi ironizon me Vehapin: Po të punonte qysh po bën tash në kohë fushate, s’kisha kandiduar

Latifi ironizon me Vehapin: Po të punonte qysh po bën tash në kohë fushate, s’kisha kandiduar

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Rahovec, Smajl Latifi, ka ironizuar me kundër kandidatin e tij nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Idriz Vehapin.

Në një intervistë për Gazetën Express Latifi tregon se cili është vlerësimi i tij që e ka karakterizuar komunën e Rahovecit në mandatin e kaluar.

Smajli flet për rivalin e tij Idriz Vehapin nga PDK, deri më tani kryetar i kësaj komune, duke ironizuar me të dhe premtimet që po i bën tash në kohë fushate.

“Po të kishte punuar 4 vite rresht, siç është duke punuar tani në kohë fushate, absolutisht unë ju kisha thënë kolegëve të mi që të ia vazhdojmë edhe një mandate sepse është ka punon për vendin e tij”, shprehet Latifi.