Lars Von Trier nis xhirimet e filmit të ri

Lars Von Trier nis xhirimet e filmit të ri

Kanë filluar xhirimet e filmit “The House that Jack built”. Këtë e ka bërë të ditur regjisori i këtij filmi Lars Von Trier.

Tirier ka thënë se filmi do të jetë i metrazhit të gjatë, ndërsa flet për një vrasës serik dhe peripecitë e tij të treguar nga aspekti i vrasësit.

Ky film paraprakisht u mendua si një seri televizive por regjisori Tirier ka thënë se do të jetë vetëm film.

Lars Von Trier është ndër regjisorët më të mirë. Ai ka krijuar filmat Antichrist, Melancholia dhe Nymphomaniac, ku ky i fundit zgjoj shumë debat dhe në shumë shtete u ndalua./Insajderi.com