Largohet nga rendi i ditës diskutimi për licencën e kompanisë së Clark

Largohet nga rendi i ditës diskutimi për licencën e kompanisë së Clark

Me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismat Beqiri, janë hequr nga rendi i ditës  së Kuvendit tri pika, ndër të cilat edhe ajo për licencën e kompanisë së gjenralit Weslei Clark.

Beqiri kërkoi që sot mos të votohet projektligjit për investimet strategjike në Kosovë, të mos shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për licencën për Projektin e Kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC” dhe atijt për licencën për hulumtim për Projektin e Kompanisë “Sharr Cem” dhe “Titan Amerika”.

Pas kësaj Shefi i grupit parlamentarë të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se këto projektligje do të duhej të pezullohen krejt, për shkak të mos transparencës se Qeverisë lidhur me pasurinë e vendit dhe për hulumtimin e qymyrit.

“Rekomandimi i qeverisë po bjen në kundërshtim të ligjeve, ata do të kenë të drejtën ta shpojnë dhe hulumtojnë Kosovën për rezervat e qymyrit, kjo është çështje serioze, është mirë që të hiqet krejt”, deklaroi Konjufca. /Insajderi.com