Largohet nga klubi portieri i famshëm i Suttonit

Largohet nga klubi portieri i famshëm i Suttonit

Wayne Shaw është larguar nga Sutton United.

Portieri tashmë i njohur i Sutton Unitedit, Wayne Shaw, është tërhequr nga klubi, pas nisjes së hetimeve nga Federata Angleze, pasi ishte xhiruar duke ngrënë pite gjatë ndeshjes me Arsenalin në FA Cup, ku fituan “Topçinjtë” 2:0.

Pasi Federata Angleze nisi hetimet ndaj tij, Suttoni kërkoi që Shaw të tërhiqet dhe tani portieri rezervë ka pranuar të largohet, raporton Sky Sports.

Kjo ndodhi pasi futbollisti po hetohej për shkak se një kompani kishte nisur baste nëse ai do të hante diçka gjatë ndeshjes, i cili edhe e bëri një gjë të tillë.

“U zgjova sot dhe pash se një minikrizë ka nisur. Pamë se çfarë kishte ndodhur dhe me kërkesë të FA-së dhe komisionit për baste, Wayne është tërhequr nga pozita e tij”, ka thënë trajneri i Suttonit Paul Doswell