Largohet Abrashi, Kombëtarja merr një tjetër futbollist nga Kosova

Largohet Abrashi, Kombëtarja merr një tjetër futbollist nga Kosova

Një lëvizje e papritur në  listën e Kombëtares shqiptare në prag të miqësores me Turqinë. Mesfushori Amir Abrashi nuk ja ka dalë të jetë pjesë e skuadrës për shkak të dëmtimit, duke qënduar në klubit e Freiburgut.

Në vend të tij trajneri Panuçi ka thirrur Kamer Qaka që aktivizohet me ekipin rumun CSM Politehnica Iași. 22-vjeçari në të kaluarën ka qënë pjesë e ekpive kombëtare të Norvegjisë deri tek U-19.

Qaka është një futbollist i dalë nga akademia e Valerengës dhe këtë sezon është aktivizuar 11 takime me skuadrën rumune CSM Politehnica Iasi.