Largohen fotot e Coutinhos nga dyqanet e Liverpoolit (Video)

Largohen fotot e Coutinhos nga dyqanet e Liverpoolit (Video)

Philippe Coutinho gjithnjë e më afër skuadrës së Barcelonës.

Braziliani ka kërkuar këtë javë që të lirohet prej shërbimeve të Liverpoolit dhe të transferohet te katalonasit.

Megjithëse është refuzuar kërkesa e lojtarit dhe oferta e Barcës, largimi i sotëm i fotografive nga dyqanet zyrtare të klubit të Liverpoolit në Williamson Square, do të thotë se më nuk ka kthim pas për Coutinhon.

Momentin e largimit të imazheve të lojtarit prej dyqaneve e ka xhiruar një fans, i cili dëgjohet duke thënë se, “ai përfundimisht po largohet, apo jo? Lamtumirë”.

Barcelona ka ofruar mbi 100 milionë euro për shërbimet lojtarit, por Liverpool këmbëngul se braziliani nuk është në shitje.