Largohen 35 kamionë dhe 150 thasë me mbeturina tek stadiumi “Fadil Vokrri” [FOTO]

Largohen 35 kamionë dhe 150 thasë me mbeturina tek stadiumi “Fadil Vokrri” [FOTO]

Në kuadër të aksionit, “Ta Pastrojmë Kosovën”, deponia e mbeturinave afër stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë është pastruar e gjitha.

“Let’s Do It Kosova”, ka njoftuar se sot janë larguar 35 kamionë me mbetje ndërtimore dhe mbi 150 thasë me mbetje të tjera.

Po ashtu ata kanë kërkuar nga inspektorët komunal që të sigurojnë që hapësira tek stadiumi të mbetet e pastër.

“Sot ka përfunduar pastrimi i deponisë së mbeturinave afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Janë larguar 35 kamionë me mbetje ndërtimore dhe mbi 150 thasë me mbetje të tjera. Kerkojmë nga inspektorët komunal të sigurojnë që kjo hapesirë të mbetet e pastër!”, ka njoftuar Let’s Do It Kosova”.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka filluar më 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Ky aksion është organizuar nga Qeveria e Kosovës së bashku me 11 ministri tjera dhe organizata joqeveritare, “Let’s Do It Kosova”. /Insajderi.com