Laptopi me tre ekrane

Laptopi me tre ekrane

Prodhuesi i njohur i kompjuterave të lojërave, Razer, gjatë evenimentit CES në Las Vegas,  zbuloi një laptop koncept i cili ka tre ekrane 4K.

Kompania thotë se Projekti Valerie është laptopi i parë i këtij lloji. Dy ekranet e tjera rrëshqasin nga ekrani kryesor me një mekanizëm automatik. Një analist e lavdëroi këtë dizajn duke thënë se lojtarët përdorin më shumë se një monitor ditëve të sotme. Të tre ekranet janë 17 inç në madhësi.

Kur paloset laptopi është 3.81 cm i trashë. Sipas Razer ky parametër është i krahasueshëm lehtësisht me të gjithë laptopët standartë e ditëve të sotme, shkruan Pcworld.al

“E menduam, na u duk çmenduri. A mund ta bënim? Besoj se jemi të çmendur mjaftueshëm për të bërë diçka të tillë,” u shpreh një zëdhënës i kompanisë. Projekti Valerie është thjeshtë një prototip dhe Razer nuk ka bërë të ditur nëse do të dalë në shitje një ditë.

Projekti Valerie ishte vetëm një prej laptopëve të lojërave që u prezantuan në CES. Acer solli një model 21 inç Predator 21X i cili kushton 9,000 dollar. Samsung gjithashtu prezantoi laptopin e parë të lojërave, Samsung Notebook Odyssey i disponueshëm në 15 dhe 17 inç.