Lamtumirë Real Madrid: Zidane ka vendosur ta largojë yllin e skuadrës

Lamtumirë Real Madrid: Zidane ka vendosur ta largojë yllin e skuadrës

Zinedine Zidane ka vendosur të largojë nga Real Madridi një prej yjeve të skuadrës në fundin e sezonit.

Sipas mediave në Spanjë, Zidane është zhgënjyer nga paraqitet e fundit të Iscos, dhe nëse tekniku francez do të jetë në Bernabeu sezonin e ardhshëm, ai ka vendosur që ta largojë mesfushorin spanjoll, raproton Insporti

Televizioni spanjoll El Chiringuito ka raportuar se nëse Zidane mbetet te klubi, atëherë Isco do të shitet.

Shitja e Iscos në rast se ai vet mbetet te klubi, do të jetë një prej prioriteteve të Zidane në afatin kalimtar të verës.

Gazetari spanjoll Josep Pedrerol ka deklaruar se Zidane është i zhgënjyer me paraqitjet e Iscos, pas besimit që i dha pas largimit të James Rodriguezit drejt Bayern Munich.

“Zidane është admirues i madh i stilit të lojës të Iscos dhe asaj se çfarë ai mund t’i dhurojë ekipit, ndaj për këtë arsye i ka dhënë besimin e plotë atij. Por, pas një sezoni zhgënjyes, Zidane ndihet i dëshpëruar nga mesfushori dhe ashtu siç qëndrojnë gjërat, lojtari nuk do ta bart fanellën e Real Madridit sezonin e ri”, ka pohuar Pedrerol.

Në muajin shtator, mesfushori 25-vjeçar nënshkroi kontratë pesë-vjeçare që do ta mbatne atë te klubi deri në qershor të vitit 2022. Klauzola aktuale e Iscos vlen 700 milionë euro. /Insporti.com