Lamtumirë Chelsea, Costa bëhet me klub të ri

20.08.2017 09:40
Lamtumirë Chelsea, Costa bëhet me klub të ri

Diego Costa do të rikthehet në Atletico Madrid. Ky klub ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Diego Costas në kryeqytetin spanjoll, shkruan AS.

Sipas AS-it transferimi i Costas do t’i kushtojë Atletico Madridit 55 milionë euro.

Costa momentalisht është në Brazil dhe ende nuk është rikthyer në Chelsea, pasi është lënë jashtë skuadrës nga trajneri italian, Antonio Conte.

Marrëveshja e arritur raportohet se është 45 milionë euro plus 10 të tjerë bonuse.

Atletico s’ka të drejtë të transferojë lojtarë deri në janarin 2018, dhe është e mundur që Costa të huazohet te ndonjë klub tjetër për të luajtur deri në janar. /Express/