Lamtumirë, Bud Spencer

Lamtumirë, Bud Spencer

Së bashku me Terence Hill ata kanë krijuar disa nga momentet më të rëndësishme në kinematografinë dhe filmat komedi për shumë sezone sidomos në Itali, duke krijuar hite kinematografike sikurse “Spaghetti Westerns” por dyshja më nuk është njësoj.

Bud Spencer aka Carlo Pedersoli ka vdekur të hënën pasdite, njoftojnë mediat italiane. Ai ka qenë 86 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga i biri i tij, Giuseppe Pedersoli.

“Babai ka ikur në paqe duke vdekur në orën 18:15. Ai nuk ka vuajtur por ka vdekur qetësisht duke na thënë ‘faleminderit’”, ka deklaruar i biri i aktorit tashmë të ndjerë.

Aktori ka qenë një nga ikonat e kinematografisë së viteve ’80 dhe ’90 me filmat e tyre komedi./Insajderi.com