Lamtumira e një legjende

Lamtumira e një legjende

Roma në lot. Në stadiumin “Olimpico”, sot për herë të fundit kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti është përshëndetur me tifozët.

I njohur ndryshe si “Perandori i Romës”, Totti largohet nga klubi pas 24 vjetësh karrierë dhe 619 paraqitjeve në Serie A.

Pas fitores 3 me 2 ndaj Genoas, Totti është përshëndetur me tifozët në Stadio Olimpico, shkruan Insajderi.

Në të gjitha garat ai ka pasur 786 ndeshje për Romën, në të cilat ka shënuar 306 gola. /Insajderi.com