Lampard: Short i mrekullueshëm për Chelsean

Lampard: Short i mrekullueshëm për Chelsean

Frank Lampard e ka komentuar shortin e Chelseat me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, ka reaguar në rrjete sociale pas shortit të hedhur për fazën e 1/8 në Ligën e Kampionëve, raporton Insajderi.

Golashënuesi më i mirë i Chelseat i të gjitha kohërave, ka qenë pjesë e ‘Bluve’ të Londrës në përballjet e shumta me Barcelonën në këtë garë.

39-vjeçari e pranoi se ndeshet do të jenë të vështira, por beson se është një mundësi e mrekullueshme prë lojtarët.

“Short i vështirë, por i mrekullueshëm”, shkroi Lampard pas shortit në ‘Instagram’.

“Çdo lojtar i madh dëshiron sfidën e këtij lloji të ndeshjeve”, përfundoi legjenda angleze.

Chelsea e Barcelona për herë të fundit janë ndeshur në vitin 2012, ku kampioni i Anglisë arriti ta eliminojë gjigantin spanjoll, për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. /Insajderi