Lamborghini prezanton modelin e ri “Aventador S”

Lamborghini prezanton modelin e ri “Aventador S”

Lamborghini tashmë ka bërë publik modelin më të ri të veturës për vitin 2017 “Aventador S”, model i cili është pasues i Aventador “LP700-4”.

Veçori nga modeli i mëparshëm janë 39 kuaj fuqi më shumë, së bashku me një mënyrë të re të ngasjes e quajtur “Ego Driving”, e cila lejon ngasësin që të rregullojë cilësimet e automjeteve, nga të cilat ka shumë për të zgjedhur, raporton Foxsports.

Motori i tij është 6.5 litër, V-12 me 730 kuaj fuqi. Modeli S arrin shpejtësinë 100 km/h për  vetëm 2.9 sekonda. Sipas Lamborghini, shpejtësia e tij maksimale është 350 km/h.

Lamborghini “Aventador S” do të fillojë me një çmim fillestar prej 421.350 dollarë, prezantimi i të cilit do të bëhet në pranverë të 2017./Insajderi.com