Lajmi i gëzueshëm që i shkon Ballistit në qeli

Lajmi i gëzueshëm që i shkon Ballistit në qeli

Ballist Morina qëndron i burgosur prej afro tremuajsh në Dubrovnik të Kroacisë në pritje të një urdhërim ekstradimi në Serbi.

Por, teksa ai e ka apeluar ekstradimin një lajm i gëzueshëm ka mbërritur në jetën e tij, shkruan Opinion.al.

Ballist Morina është bërë baba i një djali që do të mbajë emrin Flamur, në respekt të gjestit të babait të tij gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku ngriti dronin me banerin Autochtonus.

Sipas familjarëve, djali gëzon shëndet dhe lajmi i ka shkuar së pari Ballistit në qeli./Express/