Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do të mungojë shumë më gjatë se që ishte pritur, mëson "Bild", p" />

Lajm shumë i keq për Bayernin, “Bild” e konfirmon sa do të mungojë Neuer

Lajm shumë i keq për Bayernin, “Bild” e konfirmon sa do të mungojë Neuer

Gazeta gjermane “Bild” e ka konfirmuar një lajm shumë të keq për Bayern Munich.

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do të mungojë shumë më gjatë se që ishte pritur, mëson “Bild”, përcjell Insajderi.

Neuer pritej që të mbetej me paterica për vetëm gjashtë javë pas operimit të tij, derisa më pas u tha se do të rikthehej në muajin janar.

Por, ky rikthim i tij duket vështirë i realizueshëm, sipas Bild.

Gardiani 31-vjeçar i bavarezëve, tashmë është mësuar se do të mungojë për 4 deri në 5 javë të tjera.

Gjermani do të vazhdojë të trajtohet nga ish-doktori i klubit bavarez, Dr. Volker Braun.

Neuer fillimisht pësoi lëndim në këmbë në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, derisa në muajin shtator u lëndua sërish në këmbën e njëjtë në stërvitje. /Insajderi