Lahm: Kemi vetëm 50% mundësi për të kaluar Juventus-in

23.02.2016 15:03
Lahm: Kemi vetëm 50% mundësi për të kaluar Juventus-in

Kapiteni i Bayernit, Philip Lahm, ka treguar se skuadra e tij nuk i trembet Juventusit në duelin që bavarezët e zhvillojnë të martën në “Juventus Stadium”.

Është shfaqur i përmbajtur përpara ndeshjes me fjalët që ka thënë gjermani, i cili sot do të luajë ndeshjen e 100-të në Ligën e Kampioneve me fanellën e Bayernit. Por ai tha se skuadra e tij ka vetëm 50% mundësi të kualifikohet pasi Juventus është në formë të mirë.

“E kujtoj shumë mirë kohën kur e kam nisur rrugëtimin tim në Champions. Kam luajtur shumë i ri dhe jam i lumtur që kam bërë një karrierë të tillë. Kemi 50% mundësi për t’u kualifikuar sepse Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Kanë shumë ndeshje që fitojnë dhe është përballje e vështirë për ne. Duhet patjetër që të fitojmë”, ka thënë mbrojtësi gjerman.

Bayerni dhe Juventusi do të ndeshen të martën në mbrëmje, në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.