Lagjja ku Pacolli mori mbështetje për kryetar

Lagjja ku Pacolli mori mbështetje për kryetar

Në takimin me qytetarë të shumtë të Kodrës së Trimave, kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli shpalosi programin e tij për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor të kësaj lagje.

Pacolli para qytetarëve premtoi se programi i tij për këtë lagje do ta ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetesës dhe perspektivën për të rinjtë.

Kandidati për Prishtinë premtoi që kjo lagje duhet ta ketë Shkollën e saj të Mesme, do të këtë një ambient më të favorshëm për të bërit biznes duke përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme, dhe veçanërisht në krijimin e një perspektive për të rinjtë.

Duke ju referuar qeverisjeve të kaluara, Pacolli tha se qytetarët janë të lodhur me premtime të pa realizuara, dhe se kjo lagje e ka vuajtur shumë neglizhencën e qeverisjeve përjashtuese, militanteske.

Përkrahësit e shumtë të Pacollit shprehën entuziazmin për perspektiven dhe mundësitë që do të ofrojë qeverisja e Pacollit.