Lady Gaga i përlotë të ftuarit në Oscar

Lady Gaga i përlotë të ftuarit në Oscar

Këngëtarja amerikane Lady Gaga ka bërë një paraqitje jashtëzakonisht emocionale në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar.

Ajo ka kënduar një këngë që trajton viktimat e dhunës seksuale, tekstin e të cilës e ka shkruar autorja kanadeze Dianne Warren për dokumentarin The Hunting Ground.

Aktoret Kate Winslet dhe Rachel McAdams janë disa nga emrat të cilët nuk u përmbajtën nga interpretimi i Gages dhe shpërthyen në lot.

Edhe Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka shfrytëzuar rastin gjatë fjalimit në Oscar për të folur rreth çështjes së parandalimit të dhunës seksuale në botë.

Ndërsa për paraqitjen e këngëtares Lady Gaga, Biden ka thënë së nuk është njeri adekuat për të folur rreth kësaj çështje, mirëpo ka shprehur entuziazmin për interpretimin e këngëtares./Insajderi.com