Lady Gaga nuk heq dorë nga stili i saj

Lady Gaga është kokëfortë dhe nuk heq dorë lehtë nga stili i saj i veshjes, vetëm se këtë herë ka ndryshuar ngjyrat.

Lady Gaga nuk heq dorë nga stili i saj

Këngëtarja la Londrën, por ruajti stilin e saj në Nju Jork, ku u fotografua me xhinse të zeza të shkurtra, këpucë stil ushtarak dhe një bluzë të vendosur në kraharor.

30-vjeçarja u shfaq thuajse identike para disa ditësh në Londër gjatë një interviste dhënë për një radio vendase.

Ndërkohë, pas publikimit të këngës së re me titull “Perfect Illusion”, këngëtarja pranoi se vazhdon të marrë medikamente.

“Kisha nevojë për pak kohë që të stabilizohesha. Kur karriera ime mori për mirë, nuk mbaj mend asgjë. U traumatizova. Kisha nevojë për të rikalibruar shpirtin”, tha këngëtarja për “Daily Mirror”.

lad