Labinotë Demi-Murtezi themelon një parti politike

Labinotë Demi-Murtezi themelon një parti politike

Ish-anëtarët e Partisë për Drejtësi, Amir Ahmeti dhe Labinotë Demi- Murtezi të shtunën kanë themeluar “Iniciativën Qytetare për Drejtësi dhe Unitet”.

Lajmin për themelimin e kësaj partie e ka bërë të ditur vet Ahmeti me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas shumë takimeve e konsultave me përfaqësues të spektrit politik konservator, shoqërisë civile dhe individë të profesioneve të ndryshme, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datë 05 gusht 2017 u themelua “Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet”.

Kjo iniciative u themelua me synimin e bashkimit dhe zgjerimit të spektrit politik konservator në “vendin tone. Kjo Iniciativë njëherit do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me 22 tetor 2017.

Po ashtu me synim për ndërtimin e një shteti ligjor e demokratik, ku qytetari i Kosovës do te jete në qendër të vëmendjes së politikave të demokracisë konservatore, të mbështetur në vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar e fetar”.

“Me synimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes se diversitetit të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të bazuar në moral të shëndoshë individual dhe kolektiv, për të mundësuar një zhvillim të natyrshëm demokratik në shtetin tonë”, ka shkruar mes tjerash ai.