Labinot Tahirit i shuhen shpresat që të bëhet ministër i Shëndetësisë

Labinot Tahirit i shuhen shpresat që të bëhet ministër i Shëndetësisë

Turbo-folk këngëtari që arriti të bëhet deputet, Labinot Tahiri, ishte shprehur i gatshëm që pas arritjes së marrëveshjes mes AKR-së dhe koalicionit PAN, ai do të marrë drejtimin e një ministrie.

Për Insajderin, Tahiri kishte shprehur gatishmërinë që të udhëheqë një prej dikastereve më të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës.

“Nëse ajo ministri do t’i jepej AKR-së dhe nëse do të ishte edhe vullneti i partisë, me dëshirë do ta udhëhiqja Ministrinë e Shëndetësisë, ku është niveli më i ulët dhe ku qytetarët vuajnë për barna esenciale”, kishte thënë Tahiri.

Ministria që dëshiron ta udhëheqë Labinot Tahiri

Madje ai kishte planifikuar që të angazhojë edhe një ekspert të fushës së shëndetësisë për shkak të mungesës së përvojës së tij, pasi tërë jetën ka qenë një këngëtarë i turbo-folk muzikës.

“Do ta kisha vu një ekspert të shëndetësisë që e njeh këtë fushë, por pak a shumë duke qenë në direktivat e mia se qysh kisha dashur ta bëj shëndetësinë”, thoshte ai.

Por të gjitha këto ranë në ujë të Erjetën mbrëma, kur u kuptua se PDK-ja do ta udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë. Lajmin e bëri të ditur vet nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sipas të cilit PDK-ja do të udhëheqë me 6 ministri./Insajderi.com

“Një gjë duhet ta dijë Ramush Haradinaj”